LAJMI I FUNDIT:

​Vendi më i qetë në botë, jeta në shkëmbin e lartë 40 metra

​Vendi më i qetë në botë, jeta në shkëmbin e lartë 40 metra

E gjithë hapësira në krye mbulon vetëm 150 metra katrorë, dhe duke qenë se nuk ka ashensor, mund të arrihet vetëm me ndihmën e duarve, këmbëve dhe me pak fat.

Shtylla e jetës, ose Shtylla Katskhi, është një monolit natyror gëlqeror në një fshat me të njëjtin emër në Gjeorgjinë perëndimore, i cili është i rrethuar nga Lugina e lumit Katskhura.


Është rreth 40 metra i lartë dhe në krye të saj janë mbetjet e kishës së Shën Maksim, që daton nga shekulli i 9-të apo i 10-të, ka një kriptë, një bodrum vere dhe mbetjet e një fortese të dikurshme. Në pamje, ajo kujton manastiret në retë: Kishin jetuar murgj që do të vdisnin më me qejf nga uria sesa të merrnin ushqim nga një grua.

Ngjitja e parë e regjistruar ndodhi në vitin 1944, kur alpinistët Alexander Japardze dhe Levan Gotua gjetën trupin e një banori të mëparshëm në krye.

Supozohet se ky ishte një vend i soditjes dhe lutjes së qetë, të destinuar për vetmitarët që dëshironin të ndaheshin nga pjesa tjetër e botës.

Një hulumtim më intensiv u krye ndërmjet viteve 1999 dhe 2009, kur objektet u rindërtuan me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore të Gjeorgjisë dhe asaj iu shtua kisha e Simon Stilith.

Banori aktual është prifti 67-vjeçar Maxim Qavtaradze, i cili ka bërë shkallët e improvizuara që zbresin dhe ngjiten në Shtyllën e Jetës dy herë në javë. Gjërat ushqimore i dorëzohen atij duke përdorur karroca. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori