Nga: Mikhail Shishkin, shkrimtar rus (titulli origjinal: The Navalny I knew was naive about Putin’s Russia, but he gave us hope. We are his hope now) / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Është shuar qiriu që hodhi të paktën ca dritë në errësirën e Vladimir Putinit. Raporti zyrtar pretendon se Alexei Navalny “vdiq”. Midis “vdiq” dhe “është vrarë” ka dallim në madhësinë e Rusisë. Vendi im nuk ekziston më.
Një Rusi që aq shpesh shkatërron më të mirat e saj, nuk është vendi ku mund të jetosh. Në tokën ku mund të jetosh nuk ka hapësirë për këtë lloj të regjimit kriminal. Shteti që thirret në emrin e Federatës Ruse, shteti që pllakos vdekjen dhe keqdashjen mbi ata që jetojnë në të – dhe mbi botën në përgjithësi – thjesht nuk duhet të ekzistojë.
I duhej ta vriste Navalnyn. Diktatura kërkon popullsi të zymtë dhe ngazëllim mbarëkombëtar të paktën nga fjalët e liderit të saj. Regjimi e kuptoi kërcënimin që përbënte ky njeri. U përpoq t’ia mbyllte gojën duke e dënuar me më shumë se 20 vjet burg. U përpoq ta helmonte, por dështoi. Kështu që tash e ka mbaruar punën.
Zyrtarisht, nuk ka dënim me vdekje në Rusi … vetëm se ka. Këtu është prova dhe ky është vetëm fillimi. Regjimit kriminal nuk i intereson aspak se kë vret – ukrainasit, të rinjtë e mobilizuar në “sulmet e mishit për top”, të burgosurit politikë. Përsëri po lëviz Rrota e Kuqe për të cilën shkroi Aleksandr Solzhenitsyni.
Sot, pas dy viteve të masakra në Ukrainë dhe me opozitën në Rusi që është krejtësisht e shkatërruar, është pak e besueshme se vetëm pak vite më parë Navalny ka mundur të marrë pjesë në garën presidenciale dhe të dëgjohej në mitingjet zgjedhore në të gjithë vendin. Cili lloj i presidentit do të kishte qenë ai? Nuk e kam asnjë ide. Mund të ketë qenë i shkëlqyeshëm, mund të ketë qenë i pashpresë. E vetmja mënyrë për ta zbuluar do të ishte t’i fitonte zgjedhjet e lira, por për këtë duhen qytetarët e lirë. Çështja themelore për demokracinë janë votuesit e ndërgjegjshëm për detyrën si qytetarë. Demokracia bazohet në vetërespektin e njeriut. Sa prej tyre do t’i gjejmë në mesin e shumicës së popullsisë ruse?
Më kujtohet mirë se si pas një mitingu zgjedhor në një qytet provincial rus, në të cilin foli Navalny, dikush iu afrua dhe i tha: “Alexei, më pëlqen mënyra se si flet dhe çfarë thua. Më pëlqen si person, por së pari bëhu president. Atëherë unë do të votoj për ju”.
Të gjithë spekulojnë se përse u kthye në Rusi, kur me siguri e dinte se do të futej në burg. Dhe, sigurisht, u burgos; por ishte luftëtar, ushtar dhe e dinte se kështu duhej të ishte – deri në fund. Nuk ishte qengj vetëmohues që shkonte drejt thertores – Navalny synonte të fitonte. Besonte se këtë do ta bëjë dhe se do t’i konvertojë njerëzit që ishin afër dhe larg këtij besimi.
Në Rusi, ata që më parë kanë përmbysur regjimin gjithmonë kanë qenë të burgosurit. Kjo ishte e vërtetë për revolucionin e vitit 1917. Ishte gjithashtu e vërtetë për fundin e regjimit sovjetik i cili dukej kaq i paarritshëm, por që u shemb nën shoqërimin e librave të ish-të dënuarit Solzhenitsyn. Të kesh përvojë në burg është gjithmonë avantazh për një politikan rus: dikush që e njeh burgun, identifikohet më mirë me “masat votuese” jeta e të cilëve përshkohet nga “kultura” e burgut.
Navalny e keqkuptoi situatën politike. Nuk ekziston asnjë Rusi ku ai mund të ishte bërë president. Ai vërtet nuk e njihte tokën të cilës ia kushtoi jetën. U rrit dhe u bë politikan pas rënies së BRSS-së, gjatë një periudhe të shkurtër kur liria erdhi në Rusi; në një periudhë ku shfaqej jeta shoqërore dhe politike dhe kur u shfaqën partitë politike dhe shtypi i lirë. Për të, ky ishte vendi i tij, vendi ku gjithçka ishte e mundur. Stili i tij ishte ai i politikanit perëndimor që beson se duhet të luftosh për vota, të jesh në sy të publikut, të jesh transparent dhe të marrësh përgjegjësi për atë që thua.
Kjo thjesht nuk është mënyra e politikës ruse ku lufton për pushtet dhe jo në zgjedhjet të cilat, në fund të fundit, mund të manipulohen. Pushteti duhet kërkuar aty ku qëndron pushteti i vërtetë. Prej kohësh është thënë, dhe me të drejtë, se gara politike në Rusi është luftë midis bulldogëve të shërbimeve sekrete. Navalny nuk mundi dhe nuk donte të ishte njëri nga ata bulldogë. Ai besonte se njerëzit në Rusi do ta ndiqnin, gjë që ishte shumë naive.
Ai i gjykoi njerëzit sipas standardeve që ia vendosi vetes. Paramendonte se nëse për të më e rëndësishmja në jetë ishin të drejtat, liria dhe dinjiteti i individit, atëherë kjo duhet të jetë më e rëndësishmja edhe për të tjerët. Besonte se njerëzit mund të binden, të frymëzohen dhe të drejtohen – dhe në të vërtetë, ndjekësit e tij, kryesisht të rinj, burra dhe gra të mrekullueshme, numëroheshin në dhjetëra-mijëra. Por, Rusia po lëvizte në drejtim të kundërt.
Aspirata e madhe e regjimit është të ringjall BRSS-në. Rusia drejtohet nga njerëzit që karrierën dhe jetën e kaluan brenda KGB-së sovjetike. Ëndrra e tyre për të rikthyer vendin e rinisë së tyre, po realizohet tash para syve tanë. Është një tokë ku popullsia me bindje shtrin kokën në bllokun e xhelatit duke psherëtirë se, natyrisht, cari i di punët e veta. Është tokë ku nuk ka vend për një Navalny, apo për të rinjtë që duan të jetojnë jo në gulag, por në liri.
Nëse Alexei do ta dinte se çfarë do të ndodhte pas arrestimit të tij, se opozita lehtë dorëzohet, se regjimi do të nxiste një luftë të turpshme kundër Ukrainës – me një shumicë të popullsisë që e mbështeste atë poshtërim – a do ta kishte marrë të njëjtin vendim që të kthehej në Rusi, të burgosej dhe të lejonte që të vritej? Nuk e di përgjigjen, por mendoj se do ta bënte. Gjithmonë ka pasur, ka tani dhe do të ketë njerëz që i kanë disa gjëra më të dashura se vetë jetën.
Të gjithëve na ka dhënë mbështetje. Duke ekzistuar, duke refuzuar dorëzimin, duke e bërë atë sakrificë sublime, të gjithëve na ka dhënë shpresë. Tani ne jemi shpresa e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Në Turqi restaurohet kisha 1800-vjeçare

Aktorët e sotëm duhet të ndjekin shkollën e Shekspirit

Josif Bageri, një legjendë e etnisë shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës