Nga: Mikhail Shishkin, shkrimtar rus / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Qytetet e bombarduara të Ukrainës dhe kufomat e fëmijëve nuk shfaqen në televizionet ruse. Të rinjtë e guximshëm të Rusisë, ata që protestojnë kundër luftës, po rrihen e po arrestohen, ndërsa shumica e njerëzve po heshtin – nuk ka protesta masive, nuk ka greva. Më dhemb kur shoh se si shumë nga bashkëqytetarët e mi e mbështesin luftën kundër Ukrainës: e vendosin “Z”-në në dritaret e tyre – në shtëpi dhe në makina.
Televizioni rus e shfaq vazhdimisht një intervistë me aktorin e famshëm Sergei Bodrov, një figurë kulti në Rusi. “Gjatë luftës, nuk mund të flasësh keq për veten”, thotë ai. “Edhe nëse e kanë gabim. Edhe nëse vendi juaj gabon gjatë luftës, ju nuk duhet të flisni keq për këtë”. Dhe, kjo është ajo që po bëjnë njerëzit, ata që janë të gatshëm për t’i mbështetur “të tyret” – edhe nëse ata qëllojnë mbi ukrainasit.
Nga shumica e rusëve, bota moderne është ndarë nga një revolucion – më i rëndësishmi i njerëzimit: kalimi nga epërsia e ndërgjegjes kolektive në përparësinë e individit. Për mijëra vjet njerëzit u identifikuan me fisin dhe ishin plotësisht të varur nga udhëheqësi i grupit – nga kryeplaku, khani apo cari. Tek në shekujt e fundit nisi të shfaqej një rend shoqëror, thelbësisht i ndryshëm njerëzor, në të cilin individi ishte i lirë. Para se të shkruhej teksti i famshëm që fillon me fjalët “Ne, populli”, duhej të dilte njerëzim i ri i cili do të duhej të ishte i vetëdijshëm për dinjitetin njerëzor.
Ende nuk është kapërcyer hendeku i madh në qytetërim. Kjo është drama e atdheut tim: një numër i vogël i bashkatdhetarëve të mi janë të gatshëm ta japin jetën për një shoqëri demokratike, por shumica dërrmuese ende përkulet para pushtetit dhe e pranon këtë mënyrë patrimonale jetese.
Nëse me kalimin e brezave zhduken të gjithë ata që mendojnë për veten e tyre, e vetmja cilësi që do të mbizotërojë do të jetë heshtja dhe kënaqësia me autoritetet. Por, a mund t’i fajësoni këta njerëz nëse kjo ishte strategjia e tyre e vetme e mbijetesës? Ku përfundojnë sot ata që nuk heshtin? Ata shkojnë në burg. Ose, duhet të emigrojnë – para se të jetë tepër vonë.
Kanë dështuar tashmë dy përpjekje për ta futur një rend social demokratik në Rusi. Demokracia e parë ruse, ajo e vitit 1917, zgjati vetëm disa muaj. E dyta, në vitet 1990, zgjati disa vjet e me shumë vështirësi. Sa herë që vendi im përpiqet ta ndërtojë një shoqëri demokratike duke krijuar zgjedhje, një parlament dhe një republikë, e gjen veten në një perandori totalitare.
A e lind diktatura dhe diktatori një popullsi skllave apo popullsia skllave e lind diktaturën dhe diktatorin? Pula dhe veza. Si mund të thyhet ky rreth vicioz? Si mund të fillojë një Rusi e re?
Gjermania e Hitlerit e gjeti rrugën e vet për të dalë nga rrethi vicioz i diktaturës. Gjermanët mësuan shumë duke u përballur me të kaluarën dhe duke u përballur me fajin; ata ishin në gjendje ta ndërtonin një shoqëri të drejtuar në mënyrë demokratike. Megjithatë, rilindja e kombit të tyre u bazua në disfatën shkatërrimtare ushtarake. Rusisë i duhet gjithashtu kjo orë zero. Një fillim i ri demokratik në Rusi është i pamundur pa paguar një çmim dhe pa e pranuar fajin kombëtar.
Nuk kishte de-stalinizimin në Rusi dhe nuk kishte gjyqe të Nurembergut për Partinë Komuniste. Tashti fati i Rusisë varet nga de-putinizimi. Ashtu siç popullatës “injorante” gjermane në vitin 1945 ia shfaqën kampet e përqendrimit, po ashtu “injorantëve” rusë duhet t’ua shfaqin qytetet e shkatërruara të Ukrainës dhe kufomat e fëmijëve. Ne, rusët, duhet ta pranojmë hapur dhe me guximshëm fajin tonë dhe të kërkojmë falje.
Shkrimtari gjerman Georg Büchner e shkroi këtë në një letër drejtuar nuses së tij, më 1834: “Çfarë është ajo që gënjen, që vret, që vjedh te ne”? Vetëm kjo pyetje mund ta përshpejtojë këtë revolucion më të rëndësishëm të njerëzimit te rusët: të kuptosh se përgjegjësia nuk bie mbi eprorët tuaj, por mbi ju.
As NATO-ja e as ukrainasit nuk mund ta de-putinizojnë Rusinë. Ne, rusët, duhet ta pastrojmë vetë vendin tonë. A janë njerëzit e mi të gatshëm? Pas luftës, bota do të ndihmojë Ukrainën të rindërtohet. Por, Rusia do të jetë në rrënoja ekonomike. Rënia e perandorisë do të vazhdojë me të madhe. Popujt dhe rajonet të tjera do t’i ndjekin çeçenët – drejt pavarësisë. Federata e Rusisë do të shpërbëhet. Por, forca centrifugale e popujve dhe e rajoneve në perandorinë e fundit të botës, mund të jetë pastruese dhe rehabilituese – njëjtë si dhe shkatërruese. Vetëdija ruse duhet të mësojë të pranojë se mund të jenë disa shtete me rusishten si gjuhë zyrtare. Perandoria duhet hequr nga mendjet dhe nga shpirtrat si tumor malinj. Tek atëherë shtetet e reja mund t’i shtyjnë para reformat.
Por, a mund të vendoset një demokraci pa masë kritike qytetarësh, pa shoqëri të pjekur civile? “Rusia e bukur e së ardhmes” (kjo është motoja e Alexei Navalny-it) duhet të fillojë me zgjedhje të lira. Por, kush do t’i zbatojë ato dhe sipas cilave rregullave? Të njëjtat turma të dhjetëra mijëra mësuesve të tmerruar që i kryen manipulimet në zgjedhjet putiniane në vend? Dhe, a mund të jetë dikush i sigurt se në zgjedhjet vërtetë të lira ruse do të fitojë “tradhtari kombëtar” nga opozita demokratike dhe jo “patrioti” që luftoi kundër “fashistëve ukrainas”? Një popullatë që shpreson për një car dashamirës, nuk mund të kthehet brenda një ore në votues të përgjegjshëm. Dhe, kush do t’i zbatojë reformat demokratike? Zyrtarët që janë njollosur me korrupsion dhe krim nën regjimin e Putinit, nuk duhet të lejohen ta ndërtojnë një shtet të ri. Të gjithë këta janë të ndotur.
Bota po bën thirrje për një “Nurenberg rus”. Por, kush në Rusi do t’i organizojë dhe do t’i kryejë këto procedura ligjore? Kush do ta bëjë këtë rivlerësim të madh të së shkuarës? Kush do t’i zbulojë krimet dhe kush do t’i ndëshkojë fajtorët? Vetë kriminelët? Dikush mund ta largojë dhe ta zëvendësojë Putinin, por si mund t’i zëvendësojë papritmas miliona zyrtarë të korruptuar, oficerë mercenarë policie dhe gjyqtarët e nënshtruar?
Një rilindje e gjatë dhe e dhimbshme është e vetmja rrugë para për Rusinë. Dhe, të gjitha këto sanksione, varfëria e dëbimi ndërkombëtar nuk do të jenë gjëja më e keqe që do të hasim gjatë rrugës. Është më e tmerrshme nëse nuk ka rilindje të brendshme për popullin rus. Putini është simptomë, jo sëmundje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rrethimi i Shkodrës më 1474

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

E, ç'do të themi për Kasëm Trebeshinën?

Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë