Vendi i tretë i takon Ferronikelit

Skuadra gjelbër e zi ka kaluar në epërsi qysh në minutën e gjashtë, me realizatorë Elhami Berishën.
Ndërkaq, shifrat i ka dyfishuar sulmuesi Fatih Karahoda, në fund të pjesës së parë. Për t’i dhënë vulë këtij takimi u përkujdes Flamur Shala, i cili e realizoi golin e tretë të vendësve në minutën e 59-të, raporton Express.
Pas kësaj fitoreje, Ferronikeli u ngrit në pozitën e tretë në tabelë, për herë të parë këtë edicion.
Në duelin tjetër të zhvilluar po ashtu sot, Trepça fitoi pa problem ndaj Lirisë së dorëzuar me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë.
Tabela:
1. Prishtina 56
2. Trepça '89 51
3. Ferronikeli 41
4. Drita 40
5. Trepça 40
6. Hajvalia 38
7. Besa 32
8. Drenica 28
9. Hysi 27
10. Ll. Kosova 25
11. Vëllaznimi 23
12. Liria 16
/Telegrafi/




















































