LAJMI I FUNDIT:

Vendeve të Evropës Lindore iu vështirësohet rrugëtimi drejt monedhës euro

Vendeve të Evropës Lindore iu vështirësohet rrugëtimi drejt monedhës euro

Bullgaria është vendi i fundit ish-komunist që vendos pikëpamjet e veta mbi monedhën e përbashkët evropiane, duke bërë thirrje nga Bashkimi Evropian javën e kaluar për të vazhduar me ofertën e saj. Por ajo ishte e detyruar të pranonte kushte më të rrepta sesa pjesëmarrësit e kaluar.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë treguar se kushtet e reja do të vazhdojnë të zbatohen kur Kroacia dhe Rumania të marrin pëlqimin zyrtar.


Bullgaria plotëson kriteret formale për adoptimin e euros dhe shpresonte të aplikonte për të hyrë në “dhomën e pritjes” të monedhës së përbashkët, por pas trazirave të luftës së borxheve të Greqisë dhe skandaleve të pastrimit të parave në Letoni, Bashkimi Evropian nuk po i jep asnjë shans. Për irritimin e qeverisë së Bullgarisë, kërkesat shtesë përfshinin bashkëpunimin me bashkimin bankar të bllokut dhe hapat për të frenuar korrupsionin.

“Çështjet që lidhen me mbikëqyrjen e bankave, konvergjenca institucionale dhe reale kanë fituar një peshë të rëndësishme në pranimin e anëtarëve të rinj në Eurozonë. Kjo mund të tingëllojë si ndryshimi i rregullave gjatë lojës, por duket e nevojshme pas krizës evropiane të borxheve”, tha për Bloomberg, Ciprian Dascalu, kryekonomist në “ING Bank NV”, përcjell Telegrafi.

Termat e reja të pranimit pothuajse janë të sigurta në Kroaci, e cila synon të bashkohet me monedhën e përbashkët deri në vitin 2020. Duke folur një ditë pas njoftimit të Bashkimit Evropian mbi Bullgarinë, Guvernatori i Bankës Qendrore, Boris Vujçiq, ishte i papërmbajtur duke e quajtur anëtarësimin në euro “hap i natyrshëm” për Kroacinë.

Rumania nuk është aq larg në planet e saj. Dhe ekzistojnë shqetësime të ngjashme, një çështje që mban dy fqinjët jashtë zonës së Shengenit pa pasaportë të Evropës. Një shqetësim tjetër për të tre është hendeku i pasurisë për vendet më të pasura të Bashkimit Evropian. Blloku po e nxit Bullgarinë, anëtarin e saj më të varfër, për të siguruar konvergjencë të qëndrueshme ekonomike, një kusht që shtetet baltike nuk kanë pasur në mënyrë eksplicite kur ata aplikonin për t’u bashkuar me monedhën e përbashkët. /Telegrafi/