LAJMI I FUNDIT:

Vendet më të rrezikshme në botë, të cilat nuk duhet t’i vizitoni (FOTO)

Vendet më të rrezikshme në botë, të cilat nuk duhet t’i vizitoni (FOTO)

Planeti jonë është një vend i bukur dhe mahnitës, i cili asnjëherë nuk pushon së na befasuari me mrekullitë e veta.

Planeti Tokë është shtëpi e shumë maleve të bukura, vullkaneve, liqeneve, shkretëtirave të pafundme etj.


Por, pavarësisht se sa i bukur është ky planet, asnjëherë nuk duhet të harrojmë se sa e rrezikshme mund të jetë natyra.

Telegrafi i sjell disa nga vendet më të rrezikshme në botë të cilat nuk duhet t’i vizitoni.

Lugina e Vdekjes, SHBA

Nëse Toka do të ishte shtëpi, Lugina e Vdekjes do të ishte kamina e saj. Kjo shkretëtirë e mban rekordin për temperaturat më të larta që janë regjistruar në planet, rreth 56,7 celsius. Pavarësisht se sa i fortë jeni, rrezet e forta të diellit dhe i nxehti i Luginës së Vdekjes do t’ju lodhin shumë shpejt.

Pa ujë, në këtë vend mund të jetoni vetëm 14 orë.

Shkretëtira Danakil, Ertirea

Temperatura si të furrës që zakonisht arrijnë 50 gradë celsius, vullkane të shumta aktiv, gejzerë që pështyjnë gaze toksike… Këto janë karakteristikat e këtij vendi, ku shumë njerëz e quajnë edhe si “Ferri në Tokë”, transmeton Telegrafi.

Vullkani Sinabung, Indonezi

Ky është vullkan aktiv i vendosur në ishullin indonezian, Sumatra. Shpërthimet e vullkanit ndodhin shpesh dhe mijëra njerëz mbesin pa strehë. Qytetet dhe fshatrat në afërsi janë mbuluar me lavë dhe hi disa herë.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur me 27 shkurt të vitit 2016.

Iha da Quiemada Grande (Ishulli i Gjarpërinjve), Brazil

I fshehur diku në brigjet e Brazilit, ky ishull njihet si një ndër vendet më të rrezikshme në planet. Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë pasi që ky vend është i mbushur me një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Hulumtuesit kanë bërë të ditur se gjenden rreth 5 gjarpërinj për metër katrorë në këtë ishull.

Qeveria braziliane i ndalon vizitat në këtë ishull!

Parku Madidi, Bolivi

Në pamje të parë mund të duket si vend i përshtatshëm për të nxjerrë fotografi të bukura, por në fakt ky vend është shumë i rrezikshëm.

Pse? Sepse është shtëpi e faunës më agresive dhe helmuese në botë. Kontakti me çdo bimë në këtë park mund të shkaktoj puçrra, marramendje. Ndërsa, çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet me parazitët tropikal, transmeton Telegrafi.

Bikini Atoll, ishujt Marshall

I humbur diku në oqean, ky ishull duket si parajsë, apo jo? Mirëpo, Bikini Atoll ka qenë shtëpi e një numri të madh të testimeve nukleare që e kanë kthyer këtë ishull të bukur në tokë radioaktive. Banorët e këtij ishulli janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi që vendi është i rrezikshëm për organizmat për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit që mund të shkaktoj kancerin. /Telegrafi/