Edhe pse bakshishi është në natyrën tonë, ka njerëz që jo vetëm nuk e kanë, por edhe mund të ndihen të ofenduar nëse e pranojnë.
Kushdo që ka punuar në një restorant e di se sa i rëndësishëm është një bakshish shtesë për çdo punonjës. Sidomos kur flasim për ata që punojnë gjatë muajve të verës dhe vrapojnë lart e poshtë, që të mos na mungojë asgjë. Koncepti i bakshishit është në ADN-në tonë, ku shumica prej nesh ndjejnë nevojën për të shpërblyer një shërbim të mirë të ofruar nga dikush.
Megjithatë, ky nuk është rasti në të gjitha pjesët e botës. Ka vende, në të cilat nëse dikush guxon të japë një bakshish, mund të keqkuptohet dhe të shkaktojë telashe. Një vend i tillë është Japonia, ku askush nuk lë bakshishe shtesë në bare apo restorante. Në fakt, banorët e saj më tradicionalë priren ta konsiderojnë atë një gjest përbuzjeje dhe jo respekti – transmeton Top Channel.
Kjo është për shkak të një perceptimi shumë të veçantë të punës. Me përjashtim të vendeve shumë specifike si bujtina, praktikisht asnjë biznes nuk pret që klienti të bëjë pagesa shtesë të çfarëdo lloji. Kjo filozofi e jetës gjendet në disa pjesë të Azisë.
Një shtet tjetër ku bakshishi është pothuajse tabu është Kina. Është e vërtetë që gjiganti aziatik ka një mënyrë jetese që ndikohet gjithnjë e më shumë nga hapja e tij drejt Perëndimit dhe se shumë nga zakonet tona kanë filluar të adoptohen nga popullsia e tij, por zakoni i bakshishit nuk shihet me sy të mirë. Për shumë vendas, kjo shihet si një akt superioriteti nga ana e personit që jep paratë, gjë që e vendos personin që i merr ato në një klasë më të ulët.
Diçka e ngjashme ndodh në Danimarkë. Normalisht, fatura e restorantit në këtë vend skandinav përfshin bakshishin në shumën përfundimtare, ndaj do të ishte e panevojshme që klientët të ofronin diçka më shumë. Për më tepër, ky vend, si pjesa tjetër e rajonit nordik, në përgjithësi ka paga mjaft të larta në sektorin e turizmit, kështu që punëtorët nuk duhet të varen nga bujaria e klientit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri