LAJMI I FUNDIT:

Vendet e BE-së mund të ndalojnë hyrjen e vizitorëve nga vendet me raste të larta nga coronavirusi

Vendet e BE-së mund të ndalojnë hyrjen e vizitorëve nga vendet me raste të larta nga coronavirusi

Vendet e Bashkimit Evropian mund të bllokojnë vizitorët nga vendet me shpërthime të rënda nga coronavirusi, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, derisa vendet evropiane përgatiten të rihapin kufijtë e tyre drejt udhëtimeve ndërkombëtare, zyrtarët në Komisionin Evropian, kanë diskutuar me vendet anëtare për të shqyrtuar se cilët vizitorët mund të jenë të sigurt të ‘shkelin’ në vendet e tyre, nga 1 korriku.


Zyrtarët thanë për CNN se ata po punonin në hartimin e udhëzimeve, dhe ende nuk i kanë implementuar listat e vendeve specifike.

“Kriteret do të përqendrohen për sa i përket qarkullimit të virusit”, tha një diplomat i BE-së duke shtuar se Brukseli po kërkon ndalimin e udhëtarëve nga vendet ku virusi është më aktiv. /Telegrafi/