LAJMI I FUNDIT:

Vendet me armë bërthamorë shpenzuan 82.4 miliardë dollarë në armatim gjatë vitit 2021

Vendet me armë bërthamorë shpenzuan 82.4 miliardë dollarë në armatim gjatë vitit 2021

Nëntë shtetet e armatosura me bomba nukleare kanë shpenzuar 82.4 miliardë dollarë në përditësimin e armëve të tyre nukleare gjatë vitit 2021, rreth 8 për qind më shumë së në vitin 2020 bëjnë të ditur nga grupi për Kampanjën Ndërkombëtare të Shfuqizimit të Bombave Bërthamore.

Sipas raportit vjetor mbi shpenzimet bërthamore nga ky grup, shpenzuesi më i madh del të jetë SHBA-ja, e cila ka shpenzuar gjysmën e totalit, pas saj vjen Kina, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.


“Gjatë vitit 2021, vendet e armatosura me bomba bërthamore kanë shpenzuar një shumë të madhe, përderisa shumica e vendeve në botë mbështesin një ndalim global të bombave bërthamore”, thuhet në raportin e grupit, transmeton Telegrafi.

“Këto shpenzime enorme nuk arritën që të pengojnë një luftë në Evropë dhe u shpërdoruan shumë burime me vlerë, të cilat do të mund të adresoheshin në sfidat aktuale të sigurisë, ose në përballimin e situatës së pandemisë globale. Ky cikël i korrupsionit në shpenzimet e panevojshme duhet që të përfundojë”, vazhdon raporti.

KNSHBN bëri të ditur se prodhuesit e bombave bërthamore gjithashtu shpenzojnë miliona në lobimin mbi mbrojtje, ku çdo 1 dollarë i shpenzuar për lobim është mesatarisht vlerë e 256 dollarëve të shpenzuara për kontrata të reja të cilat përfshijnë bomba bërthamore. /Telegrafi/