LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Doçi tentuan të vrasin nënën e tyre

Vëllezërit Doçi tentuan të vrasin nënën e tyre

Prokuroria për Krimet e Rënda u ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve holandeze informacione lidhur me vrasjen e Durim Sulkut (i njohur si Ilirjan Sulku), vëllait të Besnik Sulkut që mbeti i vrarë të mërkurën në Tiranë, në atentatin që ai organizoi ndaj Mentor Lufit.

Masakra e 27 majit në Tiranë ku mbetën të vdekur Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj e ka zanafillën e saj pikërisht në qytetin e Roterdamit në Holandë. Policia holandeze ka rindërtuar të gjithë skemën e vrasjes së Durim Sulkut, më 6 prill të këtij viti përpara shtëpisë së tij në periferi të Roterdamit.

33-vjeçari u qëllua me katër plumba brenda makinës së tij, sapo e parkoi për t’u ngjitur në shtëpinë ku e priste e dashura. Gjurmët e gishtërinjve të dy vëllezërve Doçi, të cilët reaguan me armë ndaj Besnik Sulkut, pasi ai bashkë me italianin Salvatore Leticia, qëlluan xhaxhanë e tyre Mentor Lufin, pritet të krahasohen me gjurmët e gishtave të gjetura në vrasjen në Holandë.


Informacioni që do vijë në rrugë zyrtare sipas prokurorëve do të zbardhë dyshimet e ngritura se Markeljan dhe Klevis Doçi kanë vrarë në Roterdam, Durim Sulkun. Një tjetër shtet që është përfshirë në këtë hetim është edhe Italia, ku prokurorët kanë kërkuar informacion në lidhje me aktivitetin kriminal të Salvatore Letizia-s.

Një detaj tjetër që është mësuar rreth dy vëllezërve Doçi, është se ata kanë tentuar të vrasin nënën e tyre në vitin 2013, shtetasen Dh.K. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Koçej të Bulqizës, kur dy vëllezërit janë konfliktuar me nënën e tyre, për motive ende të panjohura./Shekulli/