LAJMI I FUNDIT:

Vëllai ther me thikë vëllanë në rrethinë të Gostivarit

Vëllai ther me thikë vëllanë në rrethinë të Gostivarit

Zënka mes dy vëllezërve nga fshati Çegran i Gostivarit për pak do të përfundonte tragjikisht, pasi njëri ka nxjerrë thikë dhe e ka shpuar vëllain në bark.

Sipas SPB Tetovë, dje pasdite rreth orës 18:30 minuta, në spitalin e Gostivarit është sjellë B.A(57) nga Çegrani me plagë në anën e djathtë të barkut. I dyshuar se plagën me thikë ja ka shkaktuar vëllai i tij 63 vjeçar I.A , me të cilin gjysëm ore para kësaj, fillimisht verbalisht kanë debatuar, ndërsa pastaj edhe fizikisht janë zënë në një fushë në afërsi, për të cilën kanë zhvilluar procedurë gjyqësore, njofton AIM.


“Zënka ka filluar pasi vëllai më i ri me automjetin e tij ka arritur në fushën, ku e ka parë vëllain më të moshuar i cili ka punuar te gardhi. Shkurt kanë debatuar, janë rrahur, ndërsa I.A i cili për një moment është rrëzuar në tokë, ka nxjerrë thikë dhe e ka shpuar në bark”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Prokurori Publik dhe ekipe të Stacionit Policor Gostivar kanë kryer ekspertizë të plotë, i dyshuari është privuar nga liria, është mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të të gjitha hollësive do të ballafaqohet me parashtresë adekuate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori