LAJMI I FUNDIT:

Veliu, në vizitë zyrtare në Westerstede

Veliu, në vizitë zyrtare në Westerstede

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndron për vizitë zyrtare në Bashkinë Westerstede të Gjermanisë, ku sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Westerstedes, Klaus Gross.

Veliu i bëri thirrje kryetarit Gross që në takimet me biznese të kësaj bashkie t’i inkurajojë ata për të investuar në Podujevë, sidomos në ngritjen e qendrave të grumbullimit të mjedrës, ngase kjo po paraqet problem për kultivuesit llapjanë.


Gross i premtoi Veliut vazhdimin e mbështetjes për Komunën e Podujevës, si dhe u shpreh i lumtur për zhvillimet pozitive që kanë ndodhur që nga vizita e tij në Podujevë para dy viteve. Ai gjithashtu i premtoi kryetarit Veliu se në takimin e tij qe do ta ketë në muajin tjetër me përfaqësues të Qeverisë gjermane do t’u bëj thirrje për investime në këtë komunë.ë