LAJMI I FUNDIT:

Veliu merr përkrahje të fuqishme në Podujevë

Veliu merr përkrahje të fuqishme në Podujevë

I rikandiduari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur një takim me banorët e pjesës së qytetit ‘Podujeva 3’.

Fillimisht kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu u ka kërkuar falje qytetarëve, simpatizantëve dhe anëtarëve të LDK-së që hapësirat e sallës së sporteve në Shkollën e Mesme “Isa Boletini” ishin të pamjaftueshme për të zënë numrin e madh të atyre që kishin ardhur për t’i ofruar mbështetje LidhjesPërPodujevën dhe kryetarit Veliu.

Në takimin me simpatizantë dhe anëtarë të LDK-së, kryetari Veliu garantoi se koalicioni i vetëm, i tij dhe i LDK—së në Podujevë, është marrëveshja e lidhur me qytetarin, e cila i solli LDK-së fitore në 13 palë zgjedhje.


“Pjesëmarrja masive në takimin e sotëm e rikonfirmon fitoren tonë dhe vazhdimin e projekteve zhvillimore edhe në katër vitet e ardhshme”, tha kryetari Veliu.

Gjatë takimit të sotëm, kryetari Veliu ka shpalosur projektet dhe investimet e bëra gjatë mandatit të kaluar qeverisës dhe planet dhe projektet e planifikuara për periudhën e ardhshme katërvjeçare. /Telegrafi/