LAJMI I FUNDIT:

Veliu e quan Bulliqin “kryetar abuziv”: Programi i tij qeverisës korruptiv dhe zhvatës

Veliu e quan Bulliqin “kryetar abuziv”: Programi i tij qeverisës korruptiv dhe zhvatës

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Shpejtim Bulliqin për korrupsion, zhvatje e nepotizëm.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu e ka quajtur Bulliqin “kryetar abuziv”, ndërsa ka thënë se “jo që nuk bënë asgjë të mirë për komunën dhe qytetarët e saj, por që nga dita e parë qeverisën me platformën e abuzimit me shërbyesit civilë dhe mashtrimit të qytetarëve”.

“Erdhën në pushtet duke proklamuar qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, pa krime me tendera e punësime publike. E dinin dhe i njihnin kush janë ata që po premtonin, por ua besuan pushtetin. Mirëpo, shpejt u bindën se e tëra ishte rrenë dhe mashtrim”, ka shkruar ai.


“Ende pa u ulë në ‘fron’, kreu i mashtruesve të LVV-së në Podujevë, nisi zbatimin e programit qeverisës korruptiv, përmes zhvatjes, nepotizmit dhe punësimeve partiake. Përveç kësaj, kreu i mashtruesve në Komunën e Podujevës, nisi fushatën e egër të spastrimeve brenda administratës komunale. Strategjia që zbatoi nga dita e parë ishte ajo e frikësimit, presionit dhe kërcënimit në forma të ndryshme të largimit nga vendi i punës”.

Sipas tij, diskriminimi ka vazhduar përmes ndërrimit të vendeve të punës për punëtorët e administratës, “duke i ulë në pozita”.

“Kryetari aksidental e bëri këtë si formë presioni ndaj shërbyesve civilë, që të dorëzohen dhe ta lëshojnë punën. Të gjitha këto i bëri në mënyrë të kundërligjshme. Dëshmi për këtë janë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, i cili i shpalli të paligjshme vendimet e kryetarit të Komunës”.

“Qeverisjes abuzuese të kryetarit aksidental nuk i rrezistuan as bashkëpunëtorët e tij në ekzekutiv, duke u dorëhequr nga pozitat e drejtorëve. Këtij pushteti që u instalua përmes rrugës dhe këtij kryetari abuziv, shpejt u doli boja. Kryetarit mashtrues dhe abuzues duhet t’i thuhet ndal!”, ka përfunduar Veliu.

Ndryshe, Agim Veliu ka udhëhequr për tri mandate me Komunën e Podujevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori