LAJMI I FUNDIT:

Velija kërkon të lirohet nga burgu (Video)

Velija kërkon të lirohet nga burgu (Video)

E dënuara kryesore e “Skandalit të Pasaportave”, Natali Velija është duke përgatitur kërkesën e saj për lirim me kusht dhe të njëjtën shumë shpejt do ta dorëzoj atë tek Paneli për Lirim me Kusht.

Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur mbrojtësi i saj, avokati Ramë Dreshaj.


Kërkesa e Veliajt për lirim me kusht ishte refuzuar në janar të këtij viti.

Ky vendim ishte marr më 25 janar të këtij viti, dhe në arsyetimet e tij, thuhet se pesha e rëndë e veprës penale dhe masa disiplinore e shqiptuar ndaj Natali Velijajt gjatë qëndrimit të saj në burg, janë rrethana për të cilat paneli vlerëson se është ende herët që të konstatohet lirimi me kusht.

Avokati Dreshaj thotë se gjasat për aprovimin e kërkesës së Veliajt për lirim me kusht edhe kësaj here janë të vogla, pasi sipas tij, Paneli për Lirim me Kusht po i tejkalon kompetencat e tij, duke u futur në analiza që ligjdhënësi nuk ia ka dhënë.

“Që nga fillimi i procedurës penale e deri në përfundim të kësaj procedure, i dyshuari por edhe i akuzuari kanë të drejtë të deklarohen vullnetarisht a e pranojnë fajin apo jo. Velija gjithmonë është deklaru që nuk e pranon fajin, ndërsa Paneli me arsyetimin se ajo nuk po e pranon fajin i refuzohet kërkesa për lirim me kusht”, shprehet Dreshaj.

Ai thotë se klientes së saj vazhdimisht po i shkelen të drejtat.

Ndryshe, Velija, e cila vuan dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ishte arrestuar në nëntor të vitit 2012 nga policia e Eulex-it, pasi dyshohej se si pronare e firmës “Consulting EU Sh.p ,kishte përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, mjete këto që do të duhej t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila kishte prodhuar pasaportat e Kosovës.

Që nga ajo kohë, e deri tash janë bërë më shumë se katër vjet nga qëndrimi i saj prapa grilave.

Në dhjetor të vitit 2014, pas një procesi gjyqësor, Velija dënohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 12 vjet burgim, dënim ky i cili u zbrit nga Gjykata e Apelit në 8 vjet burgim dhe gjobë prej 25mijë eurove.

Ajo akuzohej nga një prokuror i Eulex-it në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nëntë vepra penale, përfshi krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Përveç saj, në këtë rast ishte dënuar edhe bashkëpunëtori i ngushtë e Veliajt, Fisnik Blakaj, i cili nga 11 vjet sa ishte dënuar nga shkalla e parë, ky dënim i ishte zbritur në 6 vjet nga Apeli dhe gjobë prej 25 mijë eurove.

Dënimit nuk u kishin shpëtuar as vëllai i Fisnikut, Betim Blakaj, i cili ishte dënuar më 1 vit burgim dhe 3.000 euro gjobë, Ergyn Dogani me 5 vjet burim dhe 15 mijë euro; Imer Fazlia me 2 vjet burgim dhe gjobë prej 8.000 eurosh, kurse Nazmi Thaçi me 1 vit burgim dhe 5.000 euro gjobë.

Ndërkaq, Jakup Blakçori dhe Sefedin Shala ishin shfajësuar nga veprat penale, të cilat rëndonin mbi ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori