LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski: Tani është e qartë dhe e vërtetë arsyeja për dorëheqjen e Stavreskit

Veliçkovski: Tani është e qartë dhe e vërtetë arsyeja për dorëheqjen e Stavreskit

Me rastin e Euro-obligacionit prej 650 milionë euro, Kryetari i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski, ka dhënë një deklaratë në lidhje me këtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Vlerësimi i përbashkët i City Bank, Deutsche Bank dhe Erste dhe Societe Generale për mos pranimin e Euroobligacionit të 650 milionë eurove është për t’u përshëndetur. Njëjtë vlerësoj edhe veprimin përgjegjës të Naumov, që shërbeu si zëvendës-ministër paralajmëroi bankat nga rreziqet për vendin dhe për ta. Në fakt, tashmë është e qartë dhe e vërtetë arsyeja për dorëheqjen e Stavreskit, midis borxhit të dëmshëm (650 milionë euro) dhe një vlerësim real (270 milionë euro), me sa duket ka qëndruar prapa borxhit të dytë dhe e lëshoi atë. Le të fillojmë nga fakti se deficiti buxhetor për vitin 2016 do të jetë në mënyrë të pashmangshëm i mbushur me huamarrje ose Euroobligacionit, lartësia e të cilit u vlerësua në 270 milionë euro. Dhe kjo shumë nuk është e vogël. Është e qartë se pa huamarrje, gjendja e buxhetit dhe ushtrimit të detyrimeve themelore të buxhetit (pagat, pensionet, transferet sociale…) janë në pikëpyetje. Dhe fajin për këto shpenzime të paarsyeshme e ka qeveria e Gruevskit. Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, mund të jetë e qartë pse vazhdimisht këmbëngulin në qeverinë më të gjerë, qeveri të përqëndruar dhe jo teknike’. /Telegrafi/