Në gjimnazin “Koço Racin”, në Veles nuk është siguruar as numri minimal i nevojshëm i nxënësve për paralelen e vetme në gjuhën shqipe. Nga rezultatet e publikuara sot, në afatin e parë të regjistrimit në këtë shkollë janë paraqitur vetëm 33 nxënës shqiptarë, ndërsa vetëm 17 prej tyre kanë pasur 60 pikët e nevojshme që të mund të pranohen. Ndërkohë që një paralele të funksionojë duhet të ketë së paku 25 nxënës të regjistruar. Drejtori i gjimnazit, Goce Aleksovski, thotë se i gjendur para një situatë të tillë, duhet të kërkojë leje nga Vetëqeverisja Lokale që të lejohet funksionimi i paraleles vetëm më 17 nxënës, nëse numri nuk ndryshon pas dy afateve të mbetura.
“Si paralele me 18 nxënës, sipas ligjit, nuk mund të funksionojë. Pikërisht për këtë arsye nëse mbeten numra të njëjtë edhe pas dy afateve të tjera, duhet të kërkohet leje e veçantë nga Vetëqeverisja Lokale. Kjo e fundit më pas sjell vendim a do të lejojë ose jo një gjë të tillë. Jemi të detyruar të kërkojmë diçka të tillë”, deklaroi Goce Aleksovski- drejtor I gjimnazit “ Koço Racin”- Veles.
Numri i nxënësve, qoftë shqiptarë apo maqedonas, që përfundojnë arsimin 9 vjeçar është më i lartë, shton Aleksovski, por thotë se ka shumë nxënës që për ndjekjen e arsimit të mesëm drejtohen në shkollat e qyteteve të tjera. Arsyet e këtij vendimi drejtori Aleksovski nuk i ka të qarta, sepse siç thotë, shkolla që ai drejton është ndër 4 më të suksesshmet në nivel shtetëror. Por, arsyet i japin prindërit. Disa prej tyre që nuk donin të flisnin para kamerave, përmendin mungesën e kuadrit për realizimin e mësimit në gjuhën shqipe. Se kanë vështirësi më sigurimin e numrit të profesorëve nuk e mohon as drejtori.
“Profesorët për paralelen në gjuhën shqipe i sigurojmë me vështirësi. Ata vijnë nga qytete të ndryshme, nga Shkupi, Kumanova, Prilepi. Ata janë veç më të punësuar, por vijnë edhe këtu të çrregullt, për të zhvilluar mësim. 07:46 Vërtet këta profesorë udhëtojnë, dhe është e vështirë edhe për ata”, tha Goce Aleksovski.
Një prej tyre është edhe profesori i matematikës Ilir Neziri, i cili zgjohet në 3 të mëngjesit që me tren të udhëtojë nga Prilepi drejt Velesit. Madje transportin e paguan vet.
“Kur jemi paradite është vërtet shumë vështirë për mua, sepse është problem më i madh është udhëtimi. Më shumë na lodh udhëtimi, se sa puna tjetër. Zgjohem shumë herët në 3 e 30, që të bëhem gati. Në 4 e 15 e kam trenin dhe arrij këtu në orën 5 e 30. Mësimi na fillon në 7 e 15”, tha Ilir Neziri- profesor i matematikës në “Koço Racin”-Veles.
Një tjetër arsye që nga 33 nxënës aplikues , janë pranuar vetëm 17, është suksesi I dobët në arsimin fillor. Nga nxënësit maqedonas ky numër është më i lartë, gjithsej nga 108 që kanë aplikuar, 101 I kanë siguruar 60 pikët e nevojshme. Një tjetër shpjegim për numrin e vogël të aplikuesve është edhe fakti që disa prej nxënësve nuk e vazhdojnë shkollën e mesme edhe pse e obligueshme me ligj, më së shumti kjo gjë ndodh tek vajzat. Vitin e kaluar nga Jabollçishti i Epërm, që ka rreth dy mijë banorë, ka aplikuar vetëm një vajzë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe