LAJMI I FUNDIT:

Vela i reagon Petkoviqit: ‘Petre, mos leh’, vota e Serbisë në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet

Vela i reagon Petkoviqit: ‘Petre, mos leh’, vota e Serbisë në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet

Blerim Vela nga Presidenca, i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit i replikoi presidentes Vjosa Osmani, për shkeljet që Beogradi ua ka bërë ndër vite marrëveshjeve të Brukselit.

Vela përmes një postimi në Twitter i tha Petkoviqit “Petre, mos leh”.

Tutje Vela tha se vota e Serbisë kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet.

Osmani: Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër - shkeli dy marrëveshje për 24 orë
Lexo po ashtu Osmani: Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër - shkeli dy marrëveshje për 24 orë

“Petre, mos leh! Serbia ka shkelur dje nenin 4 të marrëveshjes së Brukselit që përcakton qartë: Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

“Vota juaj kundër aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të penalizohet”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori