Vedat Muriqi me rrëfim jetësor, që nga lufta e Kosovës deri te transferimi në Fenerbahçe: Nëna më bëri futbollist, gjyshi tifoz të Fenerit, realizova ëndrrën e babait

Ai ishte vetëm gjashtëvjeçar kur nisi lufta në Kosovë. Ai duhej të linte shtëpinë me familje dhe të strehoheshin në Shqipëri. Filloi futbollin pas luftës. Ai humbi babanë kur ishte shtatë vjeç. Nëna e tij i dha mbështetjen më të madhe që të bëhet futbollist.
Kështu e nis një shkrim ueb-faqja zyrtare e klubit të Fenerbahçes për Vedat Muriqin, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë duke zbardhur disa detaje rreth jetës.
Për Fenerbahcen dëgjoi për herë të parë nga gjyshi i tij. Dashuria e tij për klubin turk u rrit gjersa i shikonte ndeshjet në kafene e Prizrenit. Tani si lojtar i klubit të zemrës, ai dëshiron të realizoj ëndrrën fëmijërore dhe të shpallet kampion me ne, shkruan ndër të tjerash fenerbahce.org.
Ai fillimisht rrëfeu periudhën e luftës dhe kohën që kishte kaluar në shtetin shqiptar duke përfshirë se si nëna e tij ndihej e pafuqishme për të ndryshuar realitetin e luftës në Kosovë.
“Ishte viti 1999-2000. Unë isha 5-6 vjeç. Në atë kohë, trupat serbe i mblodhën të gjithë burrat gjatë luftës në Kosovë duke i torturuar edhe i vranë. Ushtarët serbë bastisën shtëpinë tonë dhe na thanë të largoheshim. Ku po shkojmë, unë e pyeta nënën time. Ajo më tha, “Po shkojmë në pushime”. E gjithë lagja jonë quhet familja Muriqi. 50-55 vetë shkuam në Shqipëri. 50-55 vetë filluan të jetojnë në një shtëpi në Shqipëri”.
“Ne kërkonim nga nënë bukë çdo mëngjes, ajo na jepte bukë, djathë e qepë. E dija që nëna ime po qante shkaku i pafuqisë së saj. Personat që na ndihmuan në Shqipëri, merrnin pleqtë e shtëpisë për të pirë çaj dhe kafe. Dhe sheqerin e çajit dhe kafes na sillnin neve që t’i hanim në vend të ëmbëlsirave. Ne qëndruam në Shqipëri për rreth 2 muaj. Pastaj, kur ngjarjet u zgjidhën në Kosovë, u kthyem në shtëpi. Shtëpia jonë ishte në këmbë. Ishte e rrënuar paksa. Familja jonë kishte një dyqan për gjella. Këto ishin periudha të vështira”, rrëfeu fillimisht shtatgjati prizrenas, shkruan Telegrafi.
Ai më tutje zbuloi se nëna ishte motivuesi më i madh që të bëhet futbollist gjersa tregoi se si babai kishte braktis futbollin dhe ishte shpallur hendbollist i vitit.
“Para së gjithash, nëna ime donte që unë të isha futbollist. Babai ka ndërruar jetë kur isha 7 vjeç. Babai im ishte një futbollist profesionist kur ishte i ri. Gjersa hipte në autobus, trajneri i ekipit i tha babait tim, “Ju nuk do vini në kamp”. Babai im më pas filloi të merrej me hendboll dhe u bë lojtar i hendbollit. Babai im fitoi çmime si “Lojtari më i mirë i hendbollit. Skuadra e futbollit e babait tim u quajt Progres. Nuk ekziston më një ekip i tillë”.
“Nëna ime u përpoq kaq shumë që të më bëjë futbollist. Pas luftës, rëndësi i ishte dhënë infrastrukturës në Kosovë për t’i drejtuar të rinjtë drejt sporteve. Në atë kohë fillova futbollin, në moshën 8-9 vjeçare në skuadrën e Lirisë. Ishte larg shtëpisë ku ne ushtronim, por nëna ime gjithmonë më motivonte të shkoja në ushtrime. Në moshën 16 vjeçare u bëra profesionist në Kosovë. Kur isha 18 vjeç, unë u transferova në ekipin e Teutës në Shqipëri. Kam kaluar dy vjet atje. Atëherë më thirrën për tu provuar te Eskisehirspori. Kam qëndruar në kamp për një javë – 10 ditë. Atëherë ata më thanë “Ne do t’ju thërrasim”. Kur mora një ofertë nga Giresunspor, fillova të luaj atje”, rrëfeu 25-vjeçari.
Muriqi ndër të tjerash ka treguar se si është bërë tifoz i klubit turk dhe se si e bindi me disa fjalë gjyshi i tij.
“Kur u interesova për futbollin, kam pyetur familjarët me cilën ekip jeni? Pyesja xhaxhallarët, dhe nuk e harroj momentin kur e pyeta gjyshin tim, ai më tha “Unë jam Fenerbahçe”. U befasova sepse për herë të parë dëgjova për këtë ekip. Nuk e harroj kurrë shallin e gjyshit tim me shirita të verdhë dhe të gjelbër dhe kishte emblemën e Fenerbahces. Gjyshi im me tha se një nga ish-presidentët tanë, Ali Şen është nga Prizreni”.
“Të nesërmen ishte ndeshja e Fenerbahces. Gjyshi im tha “Eja të shkojmë të shikojmë ndeshjen dhe ne shkuam në kafe për të parë takimin. Nuk e mbaj mend saktësisht se cila ndeshje, por kishte lojtar si Rapajic, Revivo. Me gjyshin tim kam parë ndeshjen dhe nga ky moment u bëra tifoz i Fenerbahçes. Kam ngrënë thonjtë ndërsa shikoja lojën. Kur u transferova në Shqipëri, nuk kisha mundësi ta shikoja Turqinë, por ende ndiqesha rezultatet e ndeshjes nga interneti. Sa për sot, unë pranoj që është një proces i vështirë transferimi, por ishte shumë e lehtë për mua të vendosja. Të gjithë thonë se feneri është ekipi më i madh turk, por kur bëhesh pjesë e saj, kjo përgjegjësi edhe më e madhe”, pohoi reprezentuesi ynë.
Theksojmë se futbollisti gjatë afatit kalimtar të verës ka kaluar në radhët e klubit stambollas pasi një sezoni fantastik me Rizesporin, ku kishte shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.
Ndryshe, Vedati në gjashtë ndeshjet e para para sezonale ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri