Humoristi i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, duket se po kalon një kohë jashtë angazhimeve të përditshme.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.


Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ish ylli i “Stupcave” ironizon duke thënë disa fjalë.

Screenshot 13 17 Foto: Screenshot/Instagram

“Më ka lënë Sheiku në plazh. Me një Golf 2 fillova, ta gjej një sheik tjetër mos po më vjen ndonjë G Class. Ju përshëndes nga Dubai”, u shpreh ai.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve, të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në sesionin e komenteve.

Screenshot 14 20 Foto: Screenshot/Instagram

Vedati përndryshe këtë kohë mori vëmendje të madhe me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Kosova.

I njëjti qëndroi për një kohë brenda dhe ishte në mesin e pesë finalistëve të këtij edicioni. /Telegrafi/