LAJMI I FUNDIT:

Vdiq si hero duke luftuar nazistët, por aktivistët e “zgjimit” duan të varrosin emrin e tij

Vdiq si hero duke luftuar nazistët, por aktivistët e “zgjimit” duan të varrosin emrin e tij
Autoportreti i Rex Whistlerit në uniformën e Gardës së Uelsit (1940)

Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Dikush kishte shprehi të drekonte në restorantin Tate Britain dhe të studionte muralin e mrekullueshëm të vitit 1927 të Rex Whistlerit, Ekspedita në kërkim të mishit të rrallë [The Expedition in Pursuit of Rare Meats]. Whistleri sapo kishte mbaruar Shkollën Slejd të Artit dhe ishte vetëm 21 vjeç kur e nisi këtë fantazi, duke ua treguar njerëzve rreth të njëjtës moshë artistin që po kalon nëpër një peizazh imagjinar në kërkim të ushqimit. Një pjesë e mirë e muralit është romantizim i thjeshtë, në kundërshtim me modernizmin e kohës kur u pikturua.

Megjithatë, tani pretendohet se ta admirosh veprën kjo është punë raciste. Në vitin 2020, një protestë e orkestruar nga dy gra të cilat e quanin veten në mënyrë të çuditshme si Qimet e bardha [The White Pube], tërhoqi vëmendjen për një fëmije me ngjyrë të rrëmbyer që tërhiqej me një tojë nga një grua e re teksa nëna e tij shikonte nga një pemë, ndërsa karikaturonte po ashtu popullin kinez.


Qytetërimi perëndimor po trulloset nga profetët e rremë të “diversitetit”
Lexo po ashtu Qytetërimi perëndimor po trulloset nga profetët e rremë të “diversitetit”

Dukej se askush nuk dinte – ose nuk donte të dinte – për motivimet e artistit. Whistleri nuk ishte racist, por ishte i njohur për zgjuarsinë e mprehtë. Ishte shumë i vetëdijshëm për pabarazitë tronditëse që qëndronin poshtë shoqërisë së lartë të pamend të viteve 1920 dhe ato qartë i satirizonte në pikturën e vet, ashtu siç do të bënte Evelyn Waugh në romanet e veta.

Arti i Whistlerit u ofendua deri në pikën ku, në vitin 2022, Tate e mbylli dhomën në mënyrë që publiku të mos mund ta shihte. Galeria është ndërtesë e renditur në Klasin I dhe, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo, nuk mund ta heq këtë komponent të strukturës. Megjithatë, në mars u përpoq të “kontekstualizojë” muralin duke e plotësuar me një film që pretendon të eksplorojë “kontekstin social dhe politik të Britanisë së viteve 1920”.

Gjithë kjo është bërë çështje tipike: njerëzit kreativë nga e kaluara vendosen në bankën e të akuzuarve të një gjykate në një vend të cilin nuk e njohin dhe gjykohen për “veprat” të cilat në atë kohë nuk ishin aspak të tilla. Kjo i bën disa të ndihen sot më mirë, por është krejtësisht johistorike. Çuditërisht, në raportimin e krijimit të filmit të ri, BBC e përshkroi muralin si “fyes”, por unë nuk e vendos atë epitet në thonjëza: e kishte bërë të veten dhe kishte hedhur poshtë çdo copëz objektiviteti.

Detaje nga vepra e censuruar e Whistlerit

Muajin e ardhshëm, më 18 korrik, është 80-vjetori i vdekjes së Whistlerit, i vrarë në luftë, në Normandi. Pavarësisht se ishte në mesin e të tridhjetave kur shpërtheu lufta, u caktua në Divizionin e Blinduar të Gardës, sepse aq i vendosur ishte për të luftuar racistët të cilët atëherë e mbanin të pushtuar pjesën më të madhe të Evropës. U vra pasi la tankun e vet për të shkuar në ndihmë të njerëzve të tjerë në njësinë e tij; me sa duket, The Times mori më shumë letra për vrasjen e tij sesa për cilëndo viktimë tjetër lufte. Kjo ose e tregon shkallën e mbështetjes për një racist, ose thjesht se sa shumë i admiruar ishte ai artist.

Muzeu Salisbury në Uiltshir, ka hapur së fundmi ekspozitën e titulluar Rex Whistler: The Artist and His Patrons, e cila do të zgjasë deri më 29 shtator. Ajo merr pamje më të nuancuar dhe më pak histerike për muralin. “Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj censurimit ose shkatërrimit të artit që nuk përputhet me vlerat tona të shekullit XXI”, thotë drejtori i muzeut, Adrian Green – dhe sigurisht që ka të drejtë. Të tjerët të cilët duan të shfaqin vetëm drejtësinë e tyre ndaj vetvetes, duhet të ndalojnë së treguari këtë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkëmbimi i popullsisë mes Greqisë dhe Turqisë dhe synimi i Athinës që çamët t’i quante turq!

Shkëmbimi i popullsisë mes Greqisë dhe Turqisë dhe synimi i Athinës që çamët t’i quante turq!

Kulture
Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)

Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)

GRUAJA QË SHEH NGA DRITARJA

GRUAJA QË SHEH NGA DRITARJA

Poezi
SEPSE!

SEPSE!

Nis Java Japoneze në Prishtinë

Nis Java Japoneze në Prishtinë

Nëse do ta njihnim më mirë historinë, do ta lexonim më mirë të tashmen

Nëse do ta njihnim më mirë historinë, do ta lexonim më mirë të tashmen

Kulture
Kalo në kategori