LAJMI I FUNDIT:

Vdiq derisa po shkarkonte 12 milionë dollarë marihuanë! (Video)

Vdiq derisa po shkarkonte 12 milionë dollarë marihuanë! (Video)

Një burrë vdiq ndërsa po shkarkonte një sasi të madhe të marihuanës, vlera e së cilës thuhet të arrijë në rreth 12 milionë dollarë, vdekje për të cilën policia e Atlantas ka thënë se nuk ka asnjë të dyshuar.

Policia e Gwinnett Conty ka thënë në një deklaratë se ishin përgjigjur në një thirrje, në të cilën thuhej se një burrë ishte rrëzuar afër një furgoni të bardhë dhe një rimorkio traktori, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët e kishin gjetur 31-vjeçarin Johnny Taylor nga Bridgeport, Connecticut, të vdekur dhe të gjunjëzuar në tokë me kokën e tij të mbështetur tek dera anësore e furgonit.

Policia ka thënë se trupi i tij nuk ka shfaqur shenja të traumës dhe se duket ai kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Policia ka shtuar se menjëherë pasi ishte tërhequr trupi i Taylor, policët kishin gjetur qese marihuane brenda në furgon, përcjell Telegrafi.

Pas kësaj, policia kishte marrë urdhër për konfiskimin e qindra kilogramëve marihuanë, me vlerë prej rreth 12 milionë dollarë. /Telegrafi/