LAJMI I FUNDIT:

Vdesin dy paciente të dyshuara për COVID-19 në Spitalin e Pejës

Vdesin dy paciente të dyshuara për COVID-19 në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe dy pacientë të dyshuar për COVID-19.

“Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me COVID-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Spitalit.


Gjithashtu në këtë Spital, aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19, 29 janë në oksigjenoterapi, 6 janë në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët janë në gjendje më stabile.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈.
Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 6 lindje, 1 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 239 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,956 analiza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori