LAJMI I FUNDIT:

Vdes Toni Morrison, fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi

Vdes Toni Morrison, fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi

Në moshën 88 vjeçe ndërroi jetë romancierja Toni Morrison, shkrimtarja e parë afrikano-amerikane fituese e Çmimit Nobel në Letërsi.

Në një komunikatë të publikuar nga familjarë të saj, thuhej se Toni Morrison vdiq paqësisht, dje në mbrëmje, e rrethuar nga familja dhe miqtë. Në tekst sqarohet se shkrimtarja, gjithashtu fituese e Çmimit Pulitzer, vdiq në një spital në Nju-Jork pas një sëmundjeje të shkurtër, por pa dhënë më shumë detaje.

Ishte i ati i saj, George Wofforde, ai i cili me leximin e tregimeve popullore me tema afrikano-amerikane, pa kuptuar e orientoi të bijën drejt botës së shkrimit. Kjo figurë brilante në botën akademike, shkroi 11 romane për një periudhë që përmblidhte gjashtë dekada, por edhe ese, libra për fëmijë, dy pjesë teatrale dhe një libreto për operë. Ajo spikati gjithashtu edhe si kritike letrare dhe redaktore. /KP/