Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën sot pasdite, në fshatin Gradicë të Drenasit, pasi i njëjti kishte rënë në një pus.

Reklama

Rastin tragjik e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se “rreth orës 17:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit”.

“Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima, 53 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar”, ka thënë Borovci.

Reklama

Më tej ai ka thënë se “si vijimësi e veprimeve hetimore,  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”.

Reklama

“Megjithë dyshimet e ngritura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”.

Borovci ka thënë se viktima ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka shprehur ngushëllime familjes Muja, ndërsa vdekjen e ka quajtur tragjike.

Reklama

“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, është shprehur Lladrovci.

Komuna e Drenasit njofton se Xhemajl Muja ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 114, ndërsa që nga pas lufta zyrtar policor në Stacionin Policor në Drenas./Telegrafi/

Reklama