LAJMI I FUNDIT:

Vdes njëri nga të aksidentuarit në Gadime të Lipjanit

Vdes njëri nga të aksidentuarit në Gadime të Lipjanit

Ka ndërruar jetë njëri nga tre të lënduarit në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit. Mësohet se viktima është një fëmijë 12 vjeçar.

Telegrafi më herët ka raportuar se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit “BMW” me targa të huaja, në të cilin gjendeshin familjarë, ndërkaq njëri nga të lënduarit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë,  zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërkaq, personi i lënduar ka ndërruar jetë rreth orës 17:00.


“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Sipas burimeve të Telegrafit, viktima është një 12 vjeçar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Telegrafi/

Fotografia nga aksidenti në Lipjan:

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori