LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Suharekë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Vdes një person në Suharekë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një person dyshohet të jetë vetëvrarë sot në fshatin Studençan të Suharekës.

Reklama

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Telegrafin se sipas informatave të para ai është gjetur i varur në litar.

“Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00. Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar”, deklaroi ai.

Osmanollaj tha se Prokuroria e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë. /Telegrafi/