Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 10.09.2021 - 03:52.


“Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull  kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës”, thuhet në raport.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/