LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Vdes një person i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, trupi i pajetë dërgohet për obduksion
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 09:35.


“Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/