LAJMI I FUNDIT:

Vdes një muaj pasi u lëndua në aksident trafiku

Vdes një muaj pasi u lëndua në aksident trafiku

Një person ka vdekur në QKUK pasi i njëjti nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në një aksident të ndodhur para një muaji në Prishtinë.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Garibaldi në Prishtinë para një muaji dhe viktima mashkull shqiptar kishte pësuar lëndime të rënda.


Ai qysh nga atëherë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por mundi i stafit mjekësor ka qenë i pamjaftueshëm pasi lëndimet e marra në aksident kanë rezultuar fatale.

Tani, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.