LAJMI I FUNDIT:

Vdes nga coronavirusi një teknik medicinal në Prishtinë

Vdes nga coronavirusi një teknik medicinal në Prishtinë
Foto: Arkiv

Oda e Infermierëve ka njoftuar se ka ndërruar jetë tekniku medicinal Emin Gërbeshi.

Oda e Infermierëve ka thënë se Gërbeshi do të kujtohet si punëtor i përkushtuar në punë, transmeton Telegrafi.


“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Emin Gërbeshit, teknikut medicinal dhe ish kryeteknikut të Qendrës së Mjekësisë Urgente në Prishtinë, që ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga Covid-19. Kolegu ynë Emin Gërbeshi, do të kujtohet si një punëtor i përkushtuar në punë dhe që deri në pensionimin e tij, nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve. Emini ishte gjithmonë i gatshëm pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së kolegut tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj.

Ndryshe, si pasojë e COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën 416 persona, në mesin e tyre edhe disa profesionistë shëndetësor./Telegrafi/