Vdes nëna e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes Demaku nga Abria për ndarjen nga jeta të nënës së pesë bijve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënës Qamë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Haradinaj ka thënë se nëna Qamë pati një jetë me plotë vuajtje e sakrifica.
“Një jetë me plotë vuajtje e sakrifica, për lirinë që është e përjetshme. Faleminderit Nana Qamë. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.
Nga
Telegrafi
21/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































