Nëna e Caitlyn Jenner, Esther Jenner, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Ylli i “The Keeping Up With The Kardashians” bëri të ditur lajmin e hidhur me një postim të përzemërt në Instagram.


Ishte një foto e Cailtyn - e cila dikur ishte e martuar me Kris Jenner - së bashku me nënën e saj në një festë ditëlindjeje.

cai Foto: Instagram

Caitlyn, 73-vjeçe, luajti me nënën e saj në shfaqjen televizive “I Am Cait” që u transmetua nga 2015 deri në 2016.

Nëna e Jenner ishte gjithashtu e afërt me dy vajzat e saj që ka me Kris: Kendall dhe Kylie Jenner.

“Me zemër të thyer ju njoftoj se nëna ime ndërroi jetë dje në mëngjes”, ka shkruar ajo.

kkkk Foto; Instagram

“Humbja e një nëne është unike në kuptimin që ajo është i vetmi person që më ka dashur gjatë gjithë jetës sime. Do të më mungojë pa masë”, shtoi mes tjerash ajo.

Babai transgjinor i motrave Kylie e Kendall u bë më i njohur me “Keeping Up With The Kardashians” dhe më pas më vonë me “I Am Cait”.

Në vitin 2022, Esther bëri bujë kur tha se nuk ishte një fanse e serialit “The Kardashians’ in Hulu.

Caitlyn nga ana tjetër ishte e martuar me Kris Jenner për 22 vjet. /Telegrafi/

caitlyn jenner 20e0734c127b4327994abfda2b220993 Caitlynn dhe Kris