LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 96 vjeçare zëri origjinal i Ken në “Barbie”, Bill Cunningham

Vdes në moshën 96 vjeçare zëri origjinal i Ken në “Barbie”, Bill Cunningham

Bill Cunningham, zëri origjinal i të dashurit të “Barbie”, Ken, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Cunningham themeloi kompaninë që u bë CESD Talent Agency më shumë se 50 vjet më parë.

Lajmin e konfirmoi agjencia për Deadline.


Foto: CESD Talent

I quajtur fillimisht Cunningham & Associate’s kur filloi për herë të parë në vitet 1970, CESD specializohet në përfaqësimin komercial, me zë, film, televizion, komedi, kërcim etj.

Të gjitha lajmet nga Barbie
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barbie

“Ai ishte një njeri i ngrohtë, i shoqërueshëm, me klas, i cili ndikoi pozitivisht te të gjithë ata që përfaqësonte dhe punësonte. Ishte nderi ynë ta njihnim atë dhe të mësonim prej tij”, thuhet në deklaratë.

Foto: Instagram

Para se të nisej për në Hollywood, Cunningham – i lindur në San Francisko në 1927 – shërbeu në Marinën e ShBA në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu këndoi dhe bëri turne me “Fort Emory Drum” dhe “Bugle Corp”.

Foto: Getty Images

Cunningham ndoqi pasionin e tij për të kënduar, gjë që i dha atij koncertin e tij të parë në NBC, “Voices of Walter Schumann” dhe “The Tennessee Ernie Ford Show”.

Më pas ai u bë zëri i të dashurit të “Barbie”, Ken dhe u shfaq në albumin e vitit 1961, “Barbie Sings”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori