LAJMI I FUNDIT:

Vdes këngëtarja legjendare e Luftës së Dytë Botërore

Vdes këngëtarja legjendare e Luftës së Dytë Botërore

Është ndarë nga jeta në moshën 103 vjeçare, një nga këngëtaret më të famshme të Britanisë së Madhe, Vera Lynn, e cila këndoi edhe për trupat britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Jemi të shkatërruar që kemi humbur presidenten tonë, Vera Lynn, e cila ndërroi jetë në paqe, në moshën 103 vjeçe, e rrethuar nga familja e saj”, deklaroi organizata bamirëse “Dame Vera Lynn”.


Lynn ishte më së miri e njohur për himnet e kohës së luftës “We’ll meet again” dhe “The White Cliffs of Dover”.

Ajo argëtoi trupat duke u ngritur humorin përmes transmetimeve në radio dhe koncerteve për ushtarët britanikë të vendosur në Indi, Mianmar dhe Egjipt.