LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-nënkryetari i Mitrovicës, profesor Riza Haziri

Vdes ish-nënkryetari i Mitrovicës, profesor Riza Haziri

Ka vdekur ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesori Riza Haziri.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve.


“Shumë u trishtova me këtë lajm të kobshëm për shuarjen e profesor Riza Hazirit. Profa, siç e quanim të gjithë, ishte njeri prej njerëzve më të sinqertë e më të dashur që kam njoftë. Një intelektual, shkrimtar, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një atdhetar i madh, me një fjalë një njeri i kompletuar”, shkruan Idrizi ndër të tjera.

“Të qoftë i lehtë dheu prof, e të faleminderit për gjithçka që dhe për këtë vend, për gjithçka që na mësove sa herë rrinim me ty. Të faleminderit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e parezervë që ma ke dhënë prof. Ishte dhe mbete shembull për ne”, shton ajo.

Idrizi u shpreh se profesori do ju mungojë shumë.

“Do të na mungosh prof, humori yt i mprehtë, batutat dhe këshillat dhe tregimet e shumta. Ngushëllime familjes Haziri, kolegëve, miqve e bashkëpunëtorëve, të gjitha strukturave të Partisë Demokratike dhe gjithë qytetit. Prehu në paqe njeriu më i mirë i qytetit tonë”, shkruan Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori