LAJMI I FUNDIT:

Vdes historiani Marc Ferro

Vdes historiani Marc Ferro

Historiani francez, Marc Ferro, specialisti i njohur për çështjet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, por gjithashtu dhe për luftërat e shekullit XX, kolonizimin dhe kinemanë, vdiq mbrëmë në moshën 96-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Historian me reputacion ndërkombëtar, ishte figurë e stacionit franko-gjerman ”Arte” në të cilin ai prezantoi për 12 vjet “Historitë paralele” – emision në të cilin ai e përçoi historinë tek publiku i gjerë.


Publikoi vitin e kaluar veprën e 65-të, “Hyrje në jetë”, për fatin e personaliteteve të mëdha.

Nga një baba italo-grek dhe një nënë nga Ukraina, lindi në Paris më 24 dhjetor 1924. Studimet e tij për historinë, një pasion që e kultivoi që nga fëmijëria e tij, u ndërprenë nga lufta. Nëna e tij hebreje vdiq në Aushvic, më 1943.