LAJMI I FUNDIT:

Vdes e moshuara nga Gjakova, rezultoi pozitive në testin për COVID-19

Vdes e moshuara nga Gjakova, rezultoi pozitive në testin për COVID-19

Edhe një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila është konfirmuar se ka qenë e infektuar me COVID-19.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj bëhet fjalë për një qytetare të Gjakovës, e cila ka vdekur nga një sëmundje tjetër, por që pastaj ka rezultuar pozitive edhe në testin për COVID-19.


“Është e vërtetë që ka vdekur një person nga Gjakova, por jo si pasojë e COVID-19. Pasi ka vdekur, i është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv në COVID-19”, tha Ferdinand Kolaj. /Telegrafi/