LAJMI I FUNDIT:

Vdes artisti i madh i Francës, Charles Aznavour

Vdes artisti i madh i Francës, Charles Aznavour

Është ndarë nga jeta këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur me origjinë armene, Charles Aznavour. Ai humbi jetën në moshën 94-vjeçare, pas një karriere që i zgjati për më shumë se 80 vjet.

Ai mbahet mend si autor i një sërë veprave që kanë shkruar historinë e muzikës.


Lajmi është konfirmuar nga të afërmit e kantautorit.

Këngëtari jetoi dhe veproi në Francë. Ishte tri herë i martuar dhe la pas gjashtë fëmijë.

Aznavour regjistroi më shumë se 1.200 këngë në shtatë gjuhë të ndryshme dhe performoi në 94 shtete. /Telegrafi/