LAJMI I FUNDIT:

Vdes aktori i njohur shqiptar, Sylejman Lokaj

Vdes aktori i njohur shqiptar, Sylejman Lokaj

Në moshën 85-vjeçare u nda nga jeta aktori doajen, regjisori, autori dhe piktori Sylejman Lokaj. Nesër me datë 05 gusht 2018, në ora 12:00, në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë për nder të tij mbahet një mbledhje komemorative.

Sylejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të Komunës së Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Isniq dhe në Strellc të Epërm. Shkollën e Mesme të Artit Figurativ e kreu në Pejë, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Arteve Digurative – në Prishtinë.


Në vitet 1955-1964 punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup.

Prej vitit 1976-1991, kur doli në pension, punoi në Teatrin Popullor të Gjakovës. Pos ekspozitave individuale, ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Ndërsa pos angazhimit në teatër, ka luajtur edhe role filmike e televizive.