LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj për të burgosurin që vdiq në Spitalin e Pejës: Përkundër problemeve shëndetësore nuk iu falë dënimi

KMDLNj për të burgosurin që vdiq në Spitalin e Pejës: Përkundër problemeve shëndetësore nuk iu falë dënimi

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka bërë të ditur se rreth orës 06:55, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  S.L, viti i lindjes 1950, ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke kërkuar që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të.

KMDLNj në reagimin për media thekson se a qenë kërkesë e vazhdueshme që t’i ndërpritet dënimi për shkaqe shëndetësore si dhe ka pasur kërkesë për falje nga Presidenti, por të gjitha këto nuk janë realizuar.


Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur
Lexo po ashtu Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur

Lexoni të plotë reagimin:

“Sipas informatave të KMDLNj-së më datë 1.12.2021 në orën 06:51, në SP në Pejë ka ndërruar jetë i burgosuri S.L. i lindur me 01.11.1950. Ai ishte pranuar në burg më 25.01.2009. Që nga ardhja në burgu ka qenë me sëmundje të shumta. Gjatë tërë kohës, që nga viti 2009, ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e burgut në Dubravë.

Që nga pranimi në burg, ka qenë i diagnostifikuar me tumor në kokë, i cili i është hequr gjatë mbajtjes së dënimit, sëmundje të traktit urogjenital, kardiovaskular, neurologjik, etj. Është trajtuar në vazhdimësi në Stacionarin e burgut dhe Spitalin e Pejës dhe QKUK, sipas nevojës.

Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasojë e metastazave tumorale të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae si dhe komplikime të tjera, të cilat ia kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi.

Si pasojë e kësaj, ka qenë i shtrirë në SP në Pejë dy javët e fundit nën kujdesin e vazhdueshëm të këtij institucioni.

Në këtë kohë ka qenë duke u zhvilluar procedurat për pezullim të dënimit, të kërkuar nga stafi mjekësor dhe Drejtori i Burgut të Dubravës.

Ka qenë kërkesë e vazhdueshme që t’i ndërpritet dinim për shkaqe shëndetësore. Ka pasur kërkesë për falje nga Presidenti, por të gjitha këto nuk janë realizuar.

Shërbimi Spitalor i Burgjeve ka bërë përpjekje maksimale për trajtimin shëndetësor të burgosurit, por se shumica e sëmundjeve, përkundër vullnetit dhe angazhimit ka qenë thuaja e pamundur të trajtohet në Stacionarin e Burgut në Dubravë.

Duke e vlerësuar angazhimin e personelit shëndetësor në Burgun e Dubravës, KMDLNj-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nëse kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të.

Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as  i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë, Shërbimit KorrEktues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme.

Pasi mungon baza ligjore për këtë, KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës.

KMDLNj i shpreh ngushëllim familjes të burgosurit që vdiq sot”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori