LAJMI I FUNDIT:

Vdekje e dyshimtë në Rahovec

Vdekje e dyshimtë në Rahovec
Foto: Ilustrim

Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkaq kanë nisur hetimet për këtë rast.


“Në QKMF është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/