Një person (shtetas i Shqipërisë) është arrestuar pasi që i njëjti i ka ofruar zyrtarit policor para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:07 në fshatin Bërnjak të Rahovecit.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Fsh.Bernjak, Rahovec 07.09.2026-09:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti i ka ofruar zyrtarit policor para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/