‘Vdekja’ që shërohet: Për herë të parë, procedura mjekësore që shokoi botën
Mjekët kanë realizuar për herë të parë procedurën që quhet “jetë e pezulluar” e cila u mundëson më shumë kohë për të operuar pacientët në gjendje kritike për jetën a me dëmtime madhore në trup
Procesi konsiston në uljen e temperaturës së trurit nën 10 gradë Celsius përmes zëvendësimit të gjakut me një tretësirë kripe të ftohtë. Zakonisht, tretësira pompohet drejtpërdrejt në aortë, arterien kryesore që çon gjakun nga zemra në trup.
E njohur edhe si ruajtje dhe ringjallje urgjente, procedura po testohet mbi pacientë që janë lënduar aq rëndë, sa mund të humbasin gjithë gjakun ose mund të pësojnë atak kardiak para se të marrin ndihmën e duhur mjekësore.
Pacientët, që zakonisht janë viktima të sulmeve me thikë a armë zjarri, kanë normalisht më pak se 5% shans mbijetese.
Samuel Tisherman, nga University of Maryland në Baltimore, e përshkroi testimin në një simpozium të mbajtur nga The New York Academy of Sciences. Ai tha se procedura ishte kryer mbi të paktën një pacient, por nuk qartësoi në kishte mbijetuar a jo.
Ftohja e menjëhershme e viktimave të traumës synon të pakësojë aktivitetin e trurit aq sa ta ndalojë dhe të ngadalësojë fiziologjinë e pacientit në mënyrë që kirurgët të kenë disa minuta, me raste edhe orë, më shumë për të operuar. Pasi lëndimet e pacientit kurohen, ata ngrohen dhe ringjallen.
Testimet që po kryen në Shtetet e Bashkuara synojnë të limitojnë dëmtimet në tru që pësojnë pacientët që i mbijetojnë këtyre traumave. Kur zemra ndalon dhe gjaku nuk qarkullon më, truri vuan për oksigjen dhe degjeneron.
Testimi do të krahasojë rezultatet e 20 grave dhe burrave që i nënshtrohen procedurës së “jetës së pezulluar.” Pritet që rezultatet përfundimtare të dalin në fund të vitit 2020.
Përshtatur nga The Guardian
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE