Dy turiste të huaja gjetën vdekjen ditën e djeshme, teksa ishin duke eksploruar Valbonën. Mësohet se ato u rrëzuan për shkak të terrenit të thepisur dhe kanë përfunduar në greminë.
Në një lidhje direkte me A2 CNN, guida turistike Aida Gjeçaj tregon se pse ndodhi ky incident.
“Ishin një grup shokësh dhe dy të tjerët ishin ata që njoftuan për rrëzimin e shoqeve të tyre. Qafa e Valbonës është shkëmb malor i drejtë, është si fletë e drejtë. Nëse nisesh nga Thethi, ajo zonë nuk ka borë, aty ka shkrirë. Aty mund të ecësh mirë, ndërsa në Valbonë ka borë. Unë mendoj se ata janë nisur nga Thethi dhe nuk e kanë ditur që ka borë më pas”, tha ajo.
“Nëse do të ishin nisur nga Valbona, do ta shikonin që ka borë dhe nuk do të ngjiteshin fare. Faqja shkëmbore nga krahu i Valbonës është e gjitha në hije dhe aty ka borë të ngrirë. Aty vetëm guidat lokale mund ta hapin shtegun këmbësor. Ne, çdo turisti që na kërkon kalimin e Qafës së Valbonës, u themi që është i pakalueshëm”, tha Gjeçaj.
“Grupi ishte pa guidë me vete. Ndoshta kanë menduar se duke qenë me origjinë nga vende që kanë male me borë, mund ta bëjnë pa guidë. Por, Qafa e Valbonës ka borë të ngrirë deri në korrik. Në momentin që ti vendos këmbën aty, dëbora mund të shkëputet një copë. Pas teje, mund të krijohet edhe ortek. Prandaj nuk rekomandohet që të bëhet pa guidë”, shtoi guida turistike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës