Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të vdekjes në Prishtinë, të cilat janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore.
Në raportin policor rasti cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.
“Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent", thuhet në raport
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Telegrafi i ka shkruar Policisë për detaje shtesë dhe është në pritje të informacioneve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































