LAJMI I FUNDIT:

“Ndërrimi i foshnjave”, ShSKUK sqaron rastin: Infermierja keqinformoi prindërit

“Ndërrimi i foshnjave”, ShSKUK sqaron rastin: Infermierja keqinformoi prindërit

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka sqaruar rastin foshnjës e cila lindi pa shenja jete në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, pasi policia nisi hetimet për shkak të dyshimeve për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Në media u raportua se foshnja ishte ngatërruar me një tjetër, por ShSKUK i ka mohuar këto pretendime duke sqaruar se bëhet fjalë për dhënie të pautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.


“Në lidhje me raportimet në medie se janë “ndërruar foshnjat” në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve, por për dhënie të pautorizuar të informatave nga infermierja  dhe ngatërrim të informatës”, thuhet në reagimin e tyre.

Në lidhje me foshnjën e vdekur, në njoftim bëhet e ditur se gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se fëmija i saj nuk do të mbijetonte.

“Deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit”.

Menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë thuhet se ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

“Drejtoria e ShSKUK,  rikujton se në Qarkoret Informative të lëshuar së fundmi ka njoftuar klinikat dhe spitalet, se  për dhënie të informatave janë  të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori