LAJMI I FUNDIT:

“Vdekja e Bardhë”: Njihuni me snajperistin më të njohur në botë, i cili ka vrarë 800 ushtarë rusë brenda 100 ditëve (Foto/Video)

“Vdekja e Bardhë”: Njihuni me snajperistin më të njohur në botë, i cili ka vrarë 800 ushtarë rusë brenda 100 ditëve (Foto/Video)

Simo Hayha bënte një jetë mjaft të qetë në Finlandë. Ai shërbeu për një vit në ushtri, dhe pastaj filloi të merret me bujqësi dhe gjueti.

Por kur në vitin 1939 vendin e tij e sulmoi Bashkimi Sovjetik, Simo vendosi ta ndihmojë vatanin, transmeton Telegrafi.

Ashtu si çdo luftë tjetër që në shumicën e rasteve zhvillohet nëpër male, ai kishte menduar një ide brilante për t’ia futur frikën në palcë armikut.

Mori pushkën e vetë dhe disa konserva, u fsheh nëpër drunj dhe gjithë ditën gjuante në drejtim të armiqve.

Ky është ylli i snajperistëve të Kinës (Foto)
Lexo po ashtu Ky është ylli i snajperistëve të Kinës (Foto)

Duke marrë parasysh se shumicën e kohës së lirë Hayha e kalonte duke bërë gjueti, ai gjithashtu ishte i gatshëm për luftime në male gjë që për këtë flasin edhe 800 armiq të vdekur.

E gjithë kjo ngjarje ndodhte në një terren të vështirë malor, ku bora arrinte trashësinë mbi dy metra dhe temperaturat silleshin nga -20 deri -40 gradë celsius.

Simo për ditë të tëra kishte qëndruar i shtrirë në tokë i veshur me rrobat e bardha të kamufluara (për të cilat edhe ka fituar nofkën nga rusët “Vdekja e Bardhë”), i rrethuar nga bora me të cilën mbulonte gojën për të mos u vërejtur avulli që nxirrte nga goja gjatë frymëmarrjes. Shumicën e kalonte vetëm, kurse e vetmja gjë që bënte vriste armiq.

Dhe të gjitha këto vrasje i kryente pa dylbinë profesionale për snajper, gjë që e bën një luftëtar edhe më të zot, transmeton Telegrafi.

Ai nuk e pëlqente dylbinë e snajperit për shumë arsye: pa dylbinë në pushkë mund të mbante kokën më poshtë, gjë që ishte e vështirë që qëllohej nga armiku, por edhe reflektimi i xhamit mund ta tradhtonte.

Humor në vijën e parë të frontit: Shikoni si tallet ushtari irakian me snajperistët e ISIS-it (Video)
Lexo po ashtu Humor në vijën e parë të frontit: Shikoni si tallet ushtari irakian me snajperistët e ISIS-it (Video)

Duke marrë parasysh këto të meta dhe teknika tjera të ngjashme që i kishte mësuar gjatë gjuetisë, ai në mënyrë të përkryer fshihej nga sytë e armikut.

Për shembull, gjithmonë e shkelte borën para vetes me qëllim që të mos ngritët bora në ajër në momentin që qëllonte me pushkë, pasi ajo mund t’ia zbulonte pozicionin.

Sovjetikët ishin të vetëdijshëm që po pësonin humbje të mëdha, por llogarisnin që një gjë e tillë ishte normale në një luftë.

Megjithatë, kur kuptuan se për vdekjen e dhjetëra ushtarëve të tyre ishte përgjegjës vetëm një njeri, ata filluan të brengosen dhe të organizojnë një plan për eliminimin e tij.

Fillimisht ata dërguan njësi të ndryshme nga këmbësoria, por asnjë prej tyre nuk është kthyer në kazermë. Më pas formuan njësinë e ashtuquajtur “kundër-snajpëristët”, por Hayha arriti t’i vret që të gjithë.

Dhe kështu për më pak se 100 ditë, Hayha me pushkën e tij gjysmë-automatike pa dylbi vrau 542 ushtarë, kurse nga pushka automatike mbi 160, dhe kështu rriti “rekordin” e tij në 705 të vdekur.

Snajperisti i SAS ia këput kokën xhelatit të ISIS teksa … (Foto)
Lexo po ashtu Snajperisti i SAS ia këput kokën xhelatit të ISIS teksa … (Foto)

Me kalimin e ditëve paniku sa vinte e rritej te armiku, dhe pothuajse asnjë ushtar nuk guxonte të dilte vullnetar që ta luftojë, kështu rusët menduan një metodë tjetër, transmeton Telegrafi.

Filluan ta gjuajnë me artileri të rëndë, dhe e bombarduan nga të gjitha anët që mendonin se mund të fshihej snajperisti misterioz. Megjithatë, edhe kjo metodë rezultoi si e dështuar.

Por 6 marsi i vitit 1940 ishte i pafat për Hayhan, i cili më në fund qëllohet me një plumb në kokë gjatë një prite.

Sovjetikët panë se kishte pësuar dëmtime serioze në kokë, dhe pasi që nuk lëvizte menduan se kishte vdekur dhe u larguan pa i bërë diçka tjetër.

Zbulojnë pozicionin e snajperistit të fshehur të ISIS-it, por shikoni çfarë ndodh më pas (Video, +18)
Lexo po ashtu Zbulojnë pozicionin e snajperistit të fshehur të ISIS-it, por shikoni çfarë ndodh më pas (Video, +18)

Për fat të mirë atë e gjetën bashkëluftëtarët e tij, që e dërguan në shtabin e përgjithshëm ku i është kthyer vetëdije pas një jave.

Ushtarët që e kishin gjetur pretendonin se e gjithë pjesa e majtë e kokës i qëndronte e varur, gjë që më vonë është konfirmuar përmes fotografive.

Ai u bë i njohur për faktin se brenda një periudhe shumë të shkurt u avancua nga grada e rreshterit në gradën e togerit, gjë që kurrë më parë nuk kishte ndodhur në historinë e ushtrisë finlandeze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori