LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon uzurpimi i hapësirave publike në rajonin e Pollogut

Vazhdon uzurpimi i hapësirave publike në rajonin e Pollogut

Dy qytetet e Pollogut, respektivisht Tetova dhe Gostivari, një kohë të gjatë përballen me mungesë të vendeve të parkimit dhe uzurpim të hapësirave publike.

Sikurse shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, edhe qyteti i Gostivarit përballet me mungesë të parkingjeve. Pikërisht, kjo ka bërë që të krijohet kaos në rrugët e këtij qyteti të Pollogut. Shumë drejtues të automjeteve e kanë vështirë që të gjejnë vende për parkim për të kryer punët e tyre në qytet. Së këndejmi, Sektori për punë të brendshme në Tetovë, ka paralajmëruar një aksion më të gjerë me qëllim që komunikacioni të zhvillohet në rrugë të sigurta dhe pa ngecje në trafik. Objektiv i policisë do të jenë veturat e keqparkuara duke filluar nga rruga e “Ilindenit”, për të vijuar drejt pjesës qendrore të qytetit. “Departamenti i policisë në Gostivar do të fillojë me aktivitete të vazhdueshme për vënien e rendit në komunikacion dhe parkimin në këtë qytet. Fillimisht cak do të jetë rruga e Ilindenit, kurse më pas edhe rrugët tjera në pjesën qendrore, por nuk do të anashkalohen edhe rrugët tjera. Objektiv i policisë do të jenë veturat e keqparkuara në trotuare, në udhëkryqe, në zonat e gjelbëruara dhe në vendet tjera që nuk janë të lejuara për parkim”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.


Sipas tij, veturat që do të jenë të parkuara gabimisht do të merren nga shërbimi i karrotrecit kurse vozitësve do t`ju shqiptohen dënime adekuate. Në ndërkohë, aksioni po ashtu do të ketë në fokus edhe hapësirat publike që janë uzurpuar për qëllime tregtare. “Paralelisht me këtë, ligjërisht do të sanksionohen të gjitha uzurpimet e palejuara, gjegjësisht adaptimi i hapësirave publike, kryesisht për qëllime tregtare dhe hotelerike. Me këtë pritet që në të ardhmen të mundësohet lëvizje e lirë dhe pa pengesa e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve tjerë në rrugët e Gostivarit”, deklaroi Rexhepi.

Nga policia apelojnë që drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë veturat e tyre vend e pa vend dhe në vende ku pengohet zhvillimi normal i komunikacionit. Në ndërkohë, apelohet tek të gjithë ata që kanë uzurpuar vendet publike dhe zhvillojnë veprimtari tregtare, të lirojnë këto hapësira sepse ato u takojnë qytetarëve. Dy qytetet e Pollogut, respektivisht Tetova dhe Gostivari, një kohë të gjatë përballen me mungesë të vendeve të parkimit dhe uzurpim të hapësirave publike. Pikërisht, kjo ka bërë që të krijohet një kaos i vërtetë në komunikacion kurse qytetarët gjatë lëvizjes në këmbë të hasin në shumë vështirë për shkak të uzurpimeve të pronës publike. Disa herë policia në bashkëveprim me autoritetet komunale ka ndërmarrë aksione të këtilla, por gjithnjë këto aksione nuk kanë dhënë efektet e duhura. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori