LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon trafiku i ngarkuar në kufirin Merdar dhe Dheu i Bardhë – kolona arrin në 300 metra

Vazhdon trafiku i ngarkuar në kufirin Merdar dhe Dheu i Bardhë – kolona arrin në 300 metra
Foto: Ilustrim

Të dhënat e fundit nga pikë kalimet kufitare të Kosovës, tregojnë se edhe sot vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata në dy pikat kufitare Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas raportit të orës 08:20 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shoferët që kalojnë përmes Merdares mund të presin deri në 40-50 minuta për të kaluar kufirin në dalje, ndërsa hyrja në Kosovë përmes kësaj pike zgjat nga 3 deri në 5 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje është 300 metra.


Ndërkaq te Dheu i Bardhë pritejet për të dalë janë 10-15 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është 100 metra.

Pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Jarinje, dhe Vermicë, pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje.

Për tu informuar për situatën në kufi, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/